Një lloj i Covid-19 që kombinon deltën dhe omikron është identifikuar në Qipro, sipas Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit për Bioteknologjinë dhe Virologjinë Molekulare.
"Aktualisht ka bashkë-infeksione omicron dhe delta dhe ne gjetëm këtë lloj që është një kombinim i të dyjave," tha Kostrikis në një intervistë me Sigma TV të premten.
Zbulimi u quajt "deltacron" për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me omikronin dhe deltën.
Profesor Kostrikis dhe ekipi i tij identifikuan 25 infektime të këtyre rasteve, ndërsa infektimet më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.