Epidemiologët në Kosovë paralajmërojnë se vendi do të goditet nga një tjetër valë e COVID. Në Kosovë është regjistruar një rritje e rasteve të reja të infeksionit, numër që pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Për më pak se dy javë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 582 nga 104 sa ishin më 21 korrik të këtij viti.
Epidemiologu, Hamdi Ramadani ka thënë për "Express" se nga muaji shtator një valë e re e COVID-19 është shumë e mundshme të filloj në vend.
“Në ditët e ardhshme shifrat e rasteve ditore mund të shkojnë edhe në mbi 100”, ka thënë ai.
Ramadani ka deklaruar se numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar, ardhja e emigrantëve e grumbujt e qytetarëve në ambiente të mbyllura do të bëjnë të mundur përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.
Ai ka thksuar se Ramadani ka thënë se Kosova e ka tani situatën e kontrolluar sa i përket pandemisë, por që kjo situatë mund të ndryshoj në javët e ardhshme.
Varianti Delta i COVID-19 ka ndikuar që të rritet numri i rasteve të reja me këtë virus në Kosovë, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 80 për qind e rasteve të reja të infektuara me koronavirus janë shkaktuar nga varianti Delta.