Kronikë

COVID/ Delta shkakton 54 viktima dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri, grupmosha 30-39 vjeç më e prekura

5 Shtator 2021, 13:02| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 13:22

  • Share

Prej muajit gusht e deri më datë 4 shtator vetëm në 35 ditë në vendin tonë janë shënuar 54 humbje jete nga COVID dhe janë konfirmuar 16.508 raste të reja.

Në një periudhë të shkurtër kohore vendi ynë kaloi nga një situatë e qetë pandemike me 2 të infektuar në ditë, në një rritje me vrull të lartë të infektimeve dhe shtrimeve në spital, ku tashmë janë në funksion dy spitale që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me COVID.  Përkeqësimi i situatës erdhi për shkak të pranisë së variantit Delta në Shqipëri, që ka një transmetueshmëri shumë herë më të lartë se variantet e mëparshme.

Aktualisht në vendin tonë numërohen mbi 11 mijë raste aktive me virusin. Tirana kryeson me numrin më të lartë të të prekurve, me 4244 raste, prej të cilëve 36 po marrin trajtim spitalor ndërsa pjesa tjetër po e kalojnë në kushte shtëpie. Edhe Shkodra dhe Durrësi kanë numër të lartë të infektuarish me COVID ndërsa qarku i Kukësit dhe Dibrës janë në fund të listës.

Grupmosha më e prekur nga COVID në vendin tonë rezulton të jetë nga 30-39 vjeç që përbën 19% të totalit të infektuarve. Në spitalin Infektiv dhe në spitalin COVID 3 janë 106 pacientë të shtruar, 18 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Komento

Komente

  • ???: 05/09/2021 11:39

    Vaksinohuni more derra!

    Përgjigju
    • Loku: 05/09/2021 12:33

      pse me vaksine nuk infektohesh o derrkuc?!

    • Gerti: 05/09/2021 12:27

      Po mor z.gomar! Po te mbahej nen kontroll levizja e turistave ne sezonin veror, te hynin ne Shqiperi vetem ata qe ishin te vaksinuar, te respektoheshin distancat dhe masat e tjera mbrojtese nga covid neper plazhe, nuk besoj se do kishin kete situate qe eshte sot.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?