Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine

9 Nëntor, 17:15| Përditesimi: 9 Nëntor, 17:24

  • Share

Në fshatin Senicë të Delvinës u kremtua festa e Shën Mëhillit me një meshë të veçantë në kishën e rindërtuar duke risjellë një traditë të lashtë për banorët.

Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar fillimisht në shekullin e 14-të është rindërtuar mbi themelet e saj historike falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të disa banorëve të fshatit, të cilët me përpjekjet e tyre arritën të rigjallërojnë një vend të shenjtë.

Angazhimi i banorëve në rindërtimin e kishës jo vetëm që pasqyron një akt respekti ndaj trashëgimisë së tyre, por përbën edhe një shenjë të fuqisë së komunitetit për të ruajtur të paprekur besimin dhe unitetin. Halil Shabani, historian dhe arkeolog tregon rëndësinë e kishës së Shën Mëhillit.

 “Në këtë kishë kemi kryer studime më herët dhe kemi gjetur themelet e kishës së vjetër të Shën Mëhillit, kishë e periudhës bizantine. Nga objektet e gjetura, daton në shekullin e 14-të dhe është analogjike me kishën e Shën Mëhillit në Vuno dhe Shën Thanasit në Pecë të Delvinës.”

 

Gjatë meshës, At Gjergji Gjata përçoi mesazhin e tij shpirtëror.

 “Falënderojmë djemtë që kontribuan në restaurimin e kishës dhe kryesorja është të ndërtojmë kishat në zemrat dhe familjet tona.” Fjalët e tij nxitën përkushtimin për ndërtimin e një besimi të qëndrueshëm që kapërcen hapësirën fizike të kishës”.

 

Rindërtimi i kishës përfaqëson jo vetëm një ringjallje të së shkuarës, por edhe një premtim për të ardhmen, duke lidhur brezat dhe duke ndriçuar rrugën e ruajtjes së identitetit të këtij vendi të veçantë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?