Është izoluar këtë të hënë zjarri në malin e Skerficës, i cili i raportua prej ditës së djeshme, dhe aktualisht ndodhet vetëm në territorin e Bashkisë Delvinë.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e Piksit, u organizua një ndërhyrje e koordinuar. 10 zjarrfikës të Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, punuan prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke ia dalë me sukses të izolojnë flakët.
Sidoqoftë, puna vijon për shuarjen totale të tij, duke tentuar ndërhyrjet në brendësi të vatrës aktive.
lajm në përditësim...
Komente
