Kronikë

Delvinë/ Zjarr në malin e Skërficës, era e fortë dhe temperatura e lartë nxisin avancimin e flakëve

3 Gusht, 16:37| Përditesimi: 3 Gusht, 16:59

  • Share

Sot, në territorin e Bashkisë Delvinë është raportuar një vatër zjarri në malin e Skërficës. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër ka njoftuar menjëherë shërbimin përkatës të Delvinës për ndërhyrje në terren.

Sipas informacionit të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe, në varësi të drejtimit dhe intensitetit të erës, ekziston rreziku që të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Piksit.

Shërbimi i MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë sot për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, i cili e bën të pamundur ndërhyrjen efektive me mjete tokësore. Për këtë arsye, ditën e nesërme, një grup prej 10 efektivësh zjarrfikës nga MZSH Gjirokastër do të dërgohet në terren për të vijuar përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrës.

Gjithashtu, do të kërkohet ndihmë nga forcat ushtarake për të asistuar në ndërhyrjen nga toka në zonën e vështirë.

Duke marrë parasysh kompleksitetin e situatës dhe rrezikun e lartë që paraqet përhapja e flakëve në pyllin e mbrojtur, konsiderohet e domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri, jo vetëm për shkak të terrenit të vështirë, por edhe për të shmangur dëmtime të parikuperueshme të sipërfaqeve pyjore të mbrojtura.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?