Politikë

Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek

7 Mars, 18:43| Përditesimi: 7 Mars, 20:22

  • Share

Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së, Argita Berisha.

Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live”, analisti Ilir Demalia. I ftuar në Report Tv ai ironizoi koalicionin opozitar të Berishës, duke u shprehur dhe përgjigjur njëkohësisht tezës së të ftuarit tjetër Faik Basha, anëtar i Partisë së Lirisë, që tha se po gjenden njerëz patriotë për kandidatë për deputetë.

“Po, po bënin patriotizëm me Fredi Belerin në koalicion dhe me lobin grek!”, tha analisti, duke kujtuar se ish-kryeministri ka qëllime të tjera dhe nuk e do Drejtësinë.

“PD ka axhendë shoveniste. Aleancë me fredi Belerin dhe Vangjel Dulen, që kanë axhendë greke. I thoni edhe patriotizëm. Mos fyeni inteligjencën e qytetarëve. Nuk mund t’i gënjeni njerëzit. Një nga pikat tuaja të dobëta është aleanca me lobin e ndyrë grek, ndaj s’do votojnë shqiptarët. Ndaj e përdori Berisha Belerin për të shkaktuar përçarje, e futi në Himarë. Nuk mund të hiqeni si patriotë me Belerin në krah! Budallenj i dini shqiptarët ju?”, tha Demaliaj për Report Tv.

Më tej ai bëri krahasimin mes opozitës kur ishte në pushtet dhe mazhorancës aktuale.

“Kjo pozitë ka gjynafe të mëdhaja. Por Qeveria duhet të themi të vërtetën i ka dhënë një imazh tjetër në arenën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme Shqipërinë. Këta kanë gjynahe sa të duash, por ndryshe nga opozita, këto po i dënojnë, nuk po e bllokojnë SPAK. Në kohën e Berishës e Metës jo vetëm nuk dënohej njeri, por edhe nuk i la të arrestoheshin.

Po ta kontrollonte Ramën drejtësinë, duk do i arrestoheshin 60 veta. Por fakti që drejtësia po godet krejt të njëanshme tregon se nuk e ka kontrollin qeveria. Ai tjetri nuk të linte t’i afroheshe as policisë jo më institucionit, dogji e fshiu edhe serverat. Berisha e quan SPAK-un organizatë terroriste. Që SPAK ka brenda segmente që kontrollon Berisha kjo është evidente, e dukshme. Prokurori i Veliajt ka kaluar nga zyra e Ramës, që është shok i Argitës? Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord me gjithë këtë pushtet që i është dhënë SPAK. Po goditet në mënyrë të njëanshme nga drejtësia. Si e kontrollon kur është 60 me 3. A e keni parë koalicionin opozitar, ku janë përzier e majta ekstreme, e djathta, pensionistat, nacionalistat, monarkistat, legalistët, fashistët, komunistët, etj, ku bëhet një koalicion i tillë”, vuri në dukje analisti.

Kurse Basha renditi edhe pikat e projektit opozitar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Jemi në aleancë dhe bisedime dhe marrëveshje me PD për listat. Shqipëria është prioritet, po zgjedhim njerëzit më patriotë, më intelektualë (qesh Demalia). Unë budallenj quaj ata që i besojnë e votojnë Edi Ramën. Pi birra në Amerikë dhe vjen e na bën politikë këtu (i drejtohet Demaliajt). Rama flet vetëm për papagallë, zhaba e zhapikë. Po mbyll edhe TikTok se ka frikë. Sali Berisha ka bërë atë që nuk ka bërë njeri, 11 mijë km rrugë. Këta venë e sulmojnë SPAK me punonjës të bashkisë. Është marrë zëvarrë kryetari i partisë tonë, u mbajt Berisha në arrest një vit”, tha anëtari i kryesisë së PL-së.

Ora 18:56
Demalia: Drejtësia ka qenë e njëanshme, në Gërdec u vranë 26 njerëz! Për Shkëlzenin u bë film në SHBA

 

Më tej ai kujtoi edhe të kaluarën e Berishës, sidomos me ngjarjet e Gërdecit, ku i përfshirë ishte djali i tij Shkëlzen berisha dhe 21 Janari, me dyshen Berisha-Meta, duke nënvizuar se në atë kohë pati pandëshkueshmëri, kur u “poqën të gjallë 26 vetë”.

“Për Shkëlzenin u bë film në Amerikë. U vranë 26 njerëz në Gërdec dhe nuk ndodhi asgjë, pati pandëshkueshmëri. Në kohën e Berishës nuk kishte fare drejtësi, kurse ky po e lë të paktën të punojë, ka 60 vetë para drejtësisë. Kjo drejtësi tani po godet në mënyrë të njëanshme, shifrat janë aty, 60 me 2. Edhe amerikanët e thanë më 2005 për Berishën, ‘nuk ka ndodhur kurrë që një njeri të rrëzohet me armë e të kthehet me votë’!”, tha ai.

Në lidhje me temën e desorosifikimit të deklaruar nga Sali Berisha, Demalia vuri në dukje se i pari që e takoi dhe solli në Shqipëri Xhorxh Sorosin ishte pikërisht kryetari i PD-së.

Madje ai kujtoi se Berisha i mbështeti edhe në vitin 2012 komunitetin LGBTQ dhe martesat në gjini, teksa tani i sulmon.

“Këta janë aq keq sa dalin jashtë llogjike, do hanë dajak më 11 maj vetëm prej kësaj. Nga mënyra si flasin e sillen, në fund këta do marrin Noc Rrokun siç thotë kryeministri. Këta akuzojnë Ramën për komunist, këtej sulmojnë Sorosin e këtëj e kanë sjellë vetë, berisha e takoi. Ose në lidhje me martesat në gjini. Berisha është mashtrues, në tre fjalë ai dy i ka gënjeshtra”, tha Demalia.

Kurse i ftuari tjetër, Faik Basha, u shpreh se aleanca opozitare mbështet reformat e përbashkëta dhe akuzoi qeverinë për nivelin e korrupsionit, por edhe sorosifikimin e vendit. Bsha tha se reformat e Berishës kanë qenë më të suksesshme se të Ramës, kurse Demalia i rikujtoi 21 Janarin, Gërdecin dhe qasjen antikombëtare të kreut të PD-së.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: