Prezantimi i Mladen Milinkoviç te Partizani

Sport

'Demat e kuq' me trajner të ri! Serbi Mladen Milinkoviç prezantohet, merr zyrtarisht 'timonin' e Partizanit!

6 Gusht, 17:59| Përditesimi: 6 Gusht, 18:03

  • Share

‘Demat e kuq’ bëhen me trajner të ri pas largimit të papritur të Skënder Gegës.

Mladen Milinkoviç është trajneri i ri i Partizanit. Të kuqtë kanë bërë prezantimin e teknikut në ambientet e klubit ditën e sotme (6 gusht).

Milinkoviç do të pasojë në stol Skënder Gegën, i cili u largua pas eliminimit në Conference League.

Trajneri serb kthehet në Superiore pasi drejtoi Luftëtarin, që u rendit në vendin e katërt në sezonin 2016-2017 dhe më pas për disa muaj Kukësin.

Ekipi i fundit i Milinkoviç ishte Buduçnost i Podgoricës në Malin e Zi, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar në Europë dhe Azi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?