Foto ilustruese

Kronikë

Dëmet nga tërmeti/ AMF: Qytetarët të informohen për përfitimet nga sigurimi i pronave

23 Shtator 2019, 18:10| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 19:02

  • Share

Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme që kanë tronditur Shqipërinë dy ditët e fundit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë qytetarët se ka vënë në dispozicion kontaktet ku të gjithë qytetarët mund të interesohen për të mësuar më shumë në lidhje me sigurimin e pronave dhe për përfitimet që kanë nga kontrata e sigurimit të banesës për dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

AMF shpjegon për qytetarët se çdo kompani sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore. Kontaktet për qytetarët janë falas dhe kjo vjen si lehtësi për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet, etj. Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacione në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar.

AMF për çdo asistencë, problematikë apo ankesë, vendos në dispozicion linjat e komunikimit si më poshtë:

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Rruga “Dora D’Istria” Nr. 10, Kutia Postare 8363, Tiranë, Shqipëri

Numri i gjelbër: 0 800 69 69

Tel: + 355 – (0) – 4 – 2257560

Email: [email protected]

Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, informon të gjithë qytetarët se çdo shoqëri sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si një mundësi e mirë për tu mbrojtur nga katastrofat natyrore”, thuhet ne njoftimin e AMF.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?