Ina Zhupa

Politikë

Zjarret/ Zhupa kërkesë institucioneve për dëmshpërblimin e banorëve të Delvinës, Finiqit e Konispolit: Çdo vonesë pamundëson jetesën e tyre

18 Gusht, 11:42| Përditesimi: 18 Gusht, 12:25

  • Share

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, përfaqësuese e qarkut të Vlorës në Kuvend, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrisë së Brendshme, së Mbrojtjes, Bashkive Delvinë, Finiq, Konispol, Prefektit të Vlorës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ku kërkon ngritjen e një grupi pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur. 

"Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve. Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve të tregut të dëmeve të shkaktuara banorëve.", janë tre kërkesat e parashtruara nga Zhupa. 

Zhupa thotë se edhe përfaqësuesit demokratë në këshillat bashkiakë janë të gatshëm të bëhen pjesë e grupit të punës për të evidentuar dëmet me paanshmëri dhe korrektësi. Sipas saj, "banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh" dhe se shteti duhet t'iu përgjigjet menjëherë pa asnjë vonesë. 

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga një vlerësim paraprak ishin dëmtuar 207 shtëpi nga zjarret në vend, 40 prej të cilave të djegura plotësisht. Ai tha se shteti do të jetë pranë banorëve të prekur, duke shtuar se ka nisur edhe inventarizimi për dëmet dhe dëmshpërblimi. Kreu i qeverisë tha se do të ketë dëmshpërmblim edhe për krerët e bagëtive të humbura, që sipas të dhënave që dha ai, ishin 3 619.

Reagimi i plotë: 

Si deputete e Qarkut të Vlorës, ju kam dërguar sot një kërkesë zyrtare ministrive të brendshme dhe të mbrojtjes për ngritjen e menjëhershme të grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Bashkitë Delvinë; Finiq; Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.

Duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjell kërkoj që pa asnjë vonesë në shërbim të banorëve:

1. Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

2. Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve.

3. Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve të tregut të dëmeve të shkaktuara banorëve.

Shpreh gaditshmërinë e përfaqësuesve tanë në këshillat bashkiak për të qënë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi. Dhe vullnetin për të votuar cdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve të prekur nga zjarret.

Sic e parashikon ligji për “Mbrojtjen Civile” pamundësia financiare e buxheteve të këtyre bashkive nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për dëmshpërblimet e banorëve, në këtë rast janë institucionet qëndrore që do duhet të përgjigjen. Por fillimisht është evidentimi dhe nxjerrja e faturës financiare si detyrë e drejtpërdrejtë e grupit të punës, proces që nuk duhet vonohet.

Djegie e shtëpive, djegie e tokave bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, djegie e ullishteve, djegie e bagëtive, e kanë kthyer jetesën e këtyre banorëve të pamundur për shkak se nuk kanë më asgjë. Banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh. Është detyrë e shtetit tju përgjigjet në këtë fatkeqësi për të cilën ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albina: 18/08/2025 12:42

    Zonje,faturen kerkoja Sali kriminelit,nga 97 e deri me sot e ka shkateruar ,e ka vrare ,djegur,fizikisht moralesht kete vend direkt apo indirekt.Si per termetin,per pandemine edhe per djegiet,nuk na rezulton mos interessi i qeverise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?