Krahas pronës së qytetareve, zjarri masiv i kësaj vere në Shëngjin ka shkaktuar dëme të shumta edhe në ekonominë pyjore të zonës.Sipas të dhënave zyrtare mbi 50 hektarë me pisha dhe bimësi në kuroren e gjelbër të kësaj zone turistike është shkrumbuar nga flaket e zjarrit.
Specialisti i Pyjeve, Zef Imeraj thotë se ngrohja globale i ka ekspozuar pyjet e Lezhës ndaj rrezikut të zjareve dhe fenomeneve të tilla, ndaj është e nevejshme që strukturat përgjegjëse të jenë funksionale për përballimin e situatave që mund të krijohen.
“Ka dëme të shumfishta, në peisazh, pastrimin e ajrit dhe ka dëme të tjera që rrit rriskun për përmbytje. Për masivin pyjor të Shëngjinit, Malin e Rencit dhe Kallmetin duhet hartuar një program për ringritjen e tyre”, u shpreh Zef Imeraj, specialist i pyjeve.
Bashkia Lezhë duhet të hartojë një program për ringritjen e pyjeve në këtë zonë dhe pika të tjera ku ka patur dëme nga zjarret thotë Imeraj.
“I bëj apel Bashkisë Lezhë të menaxhojë situatën. Duhet të ngrihet një strukture, një ekip i kualifikuar dhe financime që të parandalojë zjarret. Kjo duhet te jetë masë e menjëhershme”, tha më tej Imeraj.
Përgjatë dekades së fundit masivi pyjor i Shëngjinit është përfshire disa herë nga flaket e zjarrit, ku sitiata më kritike u krijua gjatë kësaj vere ku u vu në rrezik e gjitha zona turistike.