'Demi' me mision special ndaj Juves, 10 vite pa fitore për Interin dhe asnjë gol për Lautaro Martinez në 'Allianz 'Stadium'

2 Prill 2022, 04:28| Përditesimi: 2 Prill 2022, 04:30

  • Share

Teksa ka kaluar edhe Covid-in, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez pritet që të jetë tepër 'i etur' për t’u treguar vendimtar në atë që është ndoshta ndeshja më e rëndësishme e sezonit deri më tani, përballë Juventusit.

Interi në këtë ndeshje ka vetëm një opsion, fitoren, për për të dalë nga tuneli i errët ku është futur. Por problematik është fakti se në “Allianz Stadium”, Interi ka 10 vite pa fituar, ku e fundit daton në 3 nëntor të vitit 2012. Pra situatë e cila nuk paraqet një panoramë aspak të bukur dhe pozitive paraprakisht.

Gjatë kohës që ka luajtur me fanellën zikaltër, 24- vjeçari nuk ka fituar asnjë nga sfidat në stadiumin e Juventusit, gjatë 4 viteve të tij. Në ndeshjet e vlefshme për kampionat ka humbur gjithmonë, e ndërsa në Kupën e Italisë, edhe pse ka marrë barazime, nuk kanë mjaftuar për t’u kualifikuar. 

Portat e “Allianz”-it janë të mallkuara për futbollistin, një tabu më vete në aspektin personal të tij, që nuk e ka gjetur asnjëherë golin aty dhe të 3 golat që i ka shënuar Juves, kanë qenë pikërisht në shtëpine e Interit, në “San Siro”. 

Një tjetër shtysë më tepër për të, do të jetë tentativa për të përmisuar shifrat e sezonit të shkuar ku shënonte 21 gola, teksa momentalisht është ndalur në 16 të tillë.

Derbi midis Juventusit dhe Interit do të tregojë po ashtu edhe ekipin që do të dalë jashtë garës për titull, dhe argjentinasit do i duhet të bëjë të pamundurën që ekipi i tij të mos jetë kjo skuadër.
Interi sezonin e kaluar arriti të fitonte titullin me dyshen e sulmit Lukaku-Martinez, e tashmë duket se i takon Lautaros që të tregojë se edhe ai mund të jetë udhëheqësi i këtij ekipi dhe po ashtu të mos lejojë që 8 javë nga fundi, zikaltrit nga pretendentë të përfundojnë në vendin e katërt.

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?