Demi Moore

VIP & Spektakël

Demi Moore shpallet ‘Gruaja më e bukur në botë’ për vitin 2025 nga revista People

23 Prill, 10:22| Përditesimi: 23 Prill, 10:24

  • Share

Aktorja e njohur Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista prestigjioze People.

Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si Golden Globe dhe Screen Actors Guild.

Në një intervistë për revistën, Moore ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave: Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Ëillis. Ajo thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.

"Unë kam një vlerësim më të madh për gjithçka që kam kaluar gjatë këtyre viteve. Kjo nuk do të thotë që ndonjëherë shikohem në pasqyrë dhe nuk them: ‘O Zot, dukem e vjetër’ ose ‘Oh, fytyra po plaket’-. Por mund të them se ndryshimi sot nuk përcakton vlerën time apo kush jam", tha ndër të tjera Moore. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?