Takimi i Sali Berishës në Korçë

Politikë

Demokratët ekzaltohen me fjalën 'shkë*dhatë', Mero Baze: Më në fund një fjalor i denjë për fëmijët (VIDEO)

22 Prill, 20:51| Përditesimi: 22 Prill, 21:10

  • Share

Pasi ligjëruan dy ditë për etikën në komunikimin publik duke atakuar me cdo formë kryeministrin Rama, sipas tyre për fjalorin e papërshtatshëm ndaj fëmijëve, opozita e Sali Berishës ka dhënë sot një model të vetin më të mirë.

Nga mitingu elektoral në Korçë, u dëgjua demokrati Ilir Vrenozi teksa quante Ramën “shkërdhatë”, fjalë që mori brohoritjet e gjata të militantëve demokratë.

Demokratët e ekzaltuar nga fjala “shkërdhatë” në mes të sallës, ata që deri dje po sulmonin Ramën për fjalorin e tij me fëmijët, gjetën më në fund fjalorin e denjë për të sulmuar Ramën në publik, një fjalor rruge.

“Më në fund një fjalor i denjë për fëmijët”, komentoi edhe gazetari Mero Baze për videon në fjalë të demokratëve në Korcë.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?