Rama: Demokratët aplikojnë te Platforma qeveritare e Bashkëqeverisjes, më kanë kërkuar drejtësi për përjashtimin e Klevis Balliut nga lista e PD! Basha: Ai do jetë pjesë e burimeve njerëzore

10 Tetor 2020, 14:57| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 15:09

  • Share

Klevis Balliu ishte një zë mjaft i fuqishëm në selinë blu ku pjesëmarrja e tij në protestën e banorëve të Astrit që refuzonin të lironin banesat e tyte që prekeshin nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, shpesh edhe pjesë e përplasjeve me policinë duke u arrestuar, duket se nuk kanë qenë kritere dhe kualitete të përfaqësimit politik për demokratët e Pogradecit, të cilët e përjashtuan nga listat e kandidatëve për deputet të PD.

Por ky përjashtim i bujshëm, duke dalë edhe jashtë parashikimeve të vetë PD, vijon të diskutohet edhe sot, ku Rama tha se disa prej demokratëve i kanë kërkuar ndihmë që të vendos 'drejtësi' për Balliun, për një proces që ndodh brenda PD-së.

Çështja e përjashtimit nga lista të Klevis Balliut  u përmend deri në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama tha se ka pasur realisht kërkesa nga shumë demokratë në Pogradec që kanë shkruajtur te Platforma e Bashkëqeverisjes duke kërkuar drejtësi për çunin e Fahriut.

"Hyjnë dot më se janë djali i Fahrit? E përmenda për inerci, sepse në fakt nuk është dita, por imagjinoni, nuk e besoja dot që disa demokratë në Pogradec kishin shkruajtur tek Platforma e Bashkëqeverisjes, kërkoni drejtësi për djalin e Fahriut.", tha Rama

Ndërsa ditën e sotme kreu i demokratëve, Lulzim Basha pas votës së tij për lista e kandidateve për deputet në qarkun e Tiranës, tha se askush nuk del dot mbi votën e anëtarësisë. Nëse Klevis Balliu është përjashtuar pas këtij procesi, Basha tha se ky proces nuk është bërë për të përjashtuar apo skualifikuar pasi do të jenë pjesë e burimeve njerëzore për të drejtuar qeverisjen e vendit nesër.   

"Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia dhe mbi votën e saj nuk ka asgjë, por ky nuk është  një proces për të përjashtuar, ku nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi se shumica dërrmues e tyre posedojnë kualitete e përfaqësim politik, pra vetë procesi është dizenjuar që një numër i madh prej të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzor të PD për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit", tha Basha.

Dy ditë më parë edhe deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri në një intervistë për Report Tv, tha se Klevis Balliu mund të futet në listat e LSI-së, pasi ai ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës. Ndërsa një ditë më parë vetë Klevis Balliu zhvilloi një takim mbi 90 minuta në selinë blu, ku u fut me një dosje dhe doli pa të.

Komento

Komente

  • Tosi: 11/10/2020 15:53

    Se shpejti behet konkursi per drejtor sigurije ne haremin eritiko fashist te Nafije dybekut ne Jale. Klevis krrici dhe Lefter hunderr kopil kulmaku jane kandidatet per kete vend pune se deputetllyku iku per lesh dhije.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 11/10/2020 08:49

    E bukur do ishte sikur rama te thoshte ok po te fus une per deputet. E do shikonim sa shpejt do ktheheshe faroja ne socialistin me te terbuar kunder sales e lulit

    Përgjigju
  • Tosi: 10/10/2020 18:00

    Ky klevis krrici i Faros ka aq vlera dhe tru sa ka mundesi ta therrasin ne Nagorni Karabak per te vendosur rregull.

    Përgjigju
    • O Tos: 10/10/2020 19:32

      Me qe ka vlera Balliu te vij te kap ket temin

  • Shqip: 10/10/2020 17:21

    Ne pd po vjen pak era demokraci kurse te ps po vjen era e qelbur fare

    Përgjigju
    • Endri: 11/10/2020 09:56

      O çu kenaqem, ne PD era demokraci hahahahahaha

    • robi: 10/10/2020 20:45

      Tani Klevis krrici i faros do behet grup qeni me Lefter hunderr kopil kulmakun e leshitlikes, i shkofshin prapa Nafije dybekut.

  • Kacidhe: 10/10/2020 16:35

    Shih Balliun birin e Fahri Spiunit atehere shikon P D ja ku katandus kjo parti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?