Edi Paloka dhe Voltana Ademi

Politikë

Demokratët ‘luftë’ mes njëri-tjetrin! Paloka kundër Voltana Ademit: Mungon në Foltoret e Berishës, shkon në takimet e Ramës e Ballës! Ti s’përfaqëson demokratët

20 Nëntor 2021, 19:18| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 19:29

  • Share

TIRANË- Në PD ka një luftë brenda njëri-tjetrit dhe kjo nuk është vetëm mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por tashmë është shtrirë edhe në rrafshe më të gjera. Sot, protagonistë janë Edi Paloka dhe Voltana Ademi.

Nënkryetar i PD-së, ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës, të vetmen Bashki nga demokratët. I gjithë sulmi ka ardhur si pasojë e mungesës së saj në ‘Foltoret’ e Sali Berishës dhe pjesëmarrjes së tij në takimet me kryeministrin Edi Rama.

“Çdo demokrat , anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur , ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në Foltoret e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë  në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët”, shkruan Edi Paloka.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura e thive: 20/11/2021 22:53

    PD percarese e popullit shqiptar,ajo ka punen e atille-palok-idiot.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2021 20:14

    Thap e thup llap e llup thume te drejte ke ti Efi Paloqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?