Kur duhen më pak se 45 ditë që shqiptarët në 6 bashki t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë, demokratët janë më të ndarë se kurrë. Po flitet për 2 kandidatë, një të palës së Bashës dhe një të Berishës, teksa nga Lushnja erdhi sot thirrja për bashkim.
Për deputetin Ervin Salianjin PD do t'i zgjasë dorën kujtdo qe ka kontribut. Nga Devolli i Korçës teksa zhvilloi një deklarim me demokratët atje ai tha se gjithkujt do t'i jepet mundësia.
"Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugëtimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta", tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme
K.T./ReportTv.al