Demokratët janë një hap më lart drejt shkarkimit të Donald Trump, pasi pak më parë kanë dorëzuar në kongres kërkesën për inkriminimin (impeachment) e tij, si të përfshirë në nxitjen e protestës të dhunshme në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.
Siç ishte paralajmëruar, Demokratët prezantuan një rezolutë pak më parë duke i bërë thirrje nënkryetarit Mike Pence të mblidhte kabinetin e Shtëpisë së Bardhë për të mbajtur një takim nëse do të shkarkonte Trump nga detyra, pasi ky i fundit akuzohet për nxitje të dhunës së shkaktuar në protestë, në të cilën kanë humbur jetën 5 persona.
Seanca e shkurtër u ndërpre për 15 minuta pas një kundërshtimi ndaj rezolutës nga një ligjvënës republikan nga Virxhinia Perëndimore. Ajo do të fillojë përsëri ditën e nesërme.
Presidenti republikan, Trump është akuzuar nga demokratët edhe nga një numër i konsiderueshëm republikanësh për shkak të trazirave, ku mendohet si një ndër faktorët nxitës të dhunës në protestën në SHBA.
Donald Trump ende nuk ka bërë një deklaratë publike për sa i përket akuzave apo dhe situatës së shkaktuar, që nga momenti që rrjetet e tij sociale janë bllokuar. Trump do të largohet më datë 20 janar nga Shtëpia e Bardhë, ai gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden e cila do të mbahet në të njëjtën ditë.
16-te Laptop u "konfiskuan" ne kongres gjate perleshjes!!! Jam kurreshtar te di se c`ka permbajn ata? Tradheti!!! Enjoy the show.
PërgjigjuMbas shkarkimit te Presidentit Trump, president per pak dite behet zv/presidenti Mike Pence i cili do te mari pjese ne ceremonine e betimit te Joe Biden.
Përgjigju