Demokratët të përçarë në 8 dhjetor, Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Kulti i individit, problem kyç

7 Dhjetor 2023, 22:07| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 22:22

  • Share

 

Edhe ky 8 dhjetor i gjen demokratët të ndarë. Deputeti i opozitës Dash Sula në emisionin “Frontline” në Report TV me gazetaren Marsela Karapanço tha se politika në vendin tonë në vend që të përmirësohej ka ardhur drejt degradimit. Një prej problemeve kryesore sipas tij është kulti i individit.

“Sot flitet sikur është një demokraci por në fakt nuk ekziston një demokraci reale. Kemi parasysh se komunizmi te ne  nuk ishte si në vendet e tjera të lindjes.

Sot ku jemi? Politika në Shqipëri ka ardhur drejt degradimit në vend që të vinte drejt përmirësimit.

Elementi problematik që ka kombi shqiptar është individi, uni, kulti i individit. Ne e djathta jemi në një proces shumë të vështirë dhe të komplikuar por po  të bësh një analizë dhe me filozofë apo psikologë do preferoja kështu siç jemi ne me shpirt rebel... sepse del një produkt, Por shumë herë më keq aty ku nuk ka asgjë. Problemi në një shtet gjithmonë është pushteti. Opozita përgjithësisht ka një kartë morale, e ke ose nuk e ke atë kartë. Pushteti dhe kulti i individit është rreziku i kësaj shoqërie. Kulti i individit që na ka shoqëruar në këto ditë është  me emrin Berisha dhe Rama”, tha Sula.


Lajmi kryesor:

8 dhjetori, Gonxhe: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim! Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Burimi: Liria e fjalës, fitorja më e madhe e vendit


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?