SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ka bërë publike planet në lidhej me kërkesën e shkarkimit të Donald Trump, pasi ai akuzohet për nxitje të dhunës së shkaktuar në protestën e ditës së mërkurë në SHBA, në të cilën kanë humbur jetën edhe 5 persona.
Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë mbi një rezolutë që i bën thirrje Zëvendëspresidentit Mike Pence të heqë kompetencat presidenciale të Donald Trump, sipas amendamentit të 25 të Kushtetutës, që i jep atij këtë “fuqi”.
Sipas burimeve thuhet se Pence po refuzon të bëjë një gjë të tillë.
Nëse ai vazhdon të refuzojë këtë kërkesë të Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë demokratët do të votojnë për të shkarkuar Donald Trump.
Presidenti republikan, Trump është akuzuar nga demokratët edhe nga një numër i konsiderueshëm republikanësh për shkak të trazirave të ditës së mërkurë ku mendohet si një ndër faktorët nxitës të dhunës në protestën në SHBA.
Donald Trump ende nuk ka bërë një deklaratë publike për sa i përket akuzave apo dhe situatës së shkaktuar, që nga momenti që rrjetet e tij sociale janë bllokuar.
Trump do të largohet më datë 20 janar nga Shtëpia e Bardhë, ai gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden e cila do të mbahet në të njëjtën ditë.
Pelosi, tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë në bazë të rezolutës së 25 të Kushtetutës, që Pence të shkarkojë Donald Trump dhe të bëhet ai presidenti i përkohshëm.
"Ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky president përfaqëson një kërcënim", tha Pelosi në letrën e saj të Dielën.
Protesa ditës së mërkurë në SHBA, ka ardhur si pasojë i manifestimeve të mos rënies dakord të mbështetësve të “zjarrtë” të Donald Trump për certifikimin si president Joe Bidenit.