Demokrati Mark Kelly ka arritur të marrë fitoren në Arizona teksa garonte përballë republikanit të mbështetur nga Trump.
Demokratët shpresojnë të marrin kontrollin e Senatit kur votat të numërohen plotësisht në garën në Nevada midis senatores Catherine Cortez Masto, një demokrate, dhe kundërshtarit të saj republikan, Adam Laxalt.
Nëse Laxalt merr fitoren, kontrolli i Senatit do të mbetet në barazim deri në balotazhin e zgjedhjeve më 6 dhjetor në Xhorxhia midis senatorit Raphael Ëarnock, një demokrat që kërkon një mandat të plotë, dhe kundërshtarit të tij republikan, Herschel Walker.
Rezultati i deritanishëm tregon se demokratët frenuan një "valë të kuqe" republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve.
Presidenti demokrat i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donal Trump se zgjedhjet e vitit 2020, ku fitoi Biden, ishin të manipuluara. Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.
Jo vend as ulese, por karrige. Hajde fjalor komunizmi hajde.
Përgjigju