Demokrati pranoi mandatin në KQZ, por e refuzoi në Kuvend, Ruçi: Suksese në jetë! (VIDEO)

8 Maj 2019, 10:16| Përditesimi: 8 Maj 2019, 15:18

  • Share

TIRANE-Një situatë e pazakontë ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Indrit Hoxha nga listat e PD-së nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke e refuzuar në sallën e Kuvendit. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri emrin e tij që ngrihej nga karrigia dhe të betohej, ai e refuzoi. Hoxha, pjesë e forumit Rinor të PD-së pak ditë më parë dorëzoi dokumentacionin, pra formularin e vetëdeklarimit në KQZ duke e pranuar mandatin, por sot e refuzoi. Duket se skenari ka qenë i përgatitur.

Report Tv mëson se pas marrjes së mandatit nga KQZ-ja, dje ai zhvilloi një takim me kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi. Indrit Hoxha në fjalën e tij shpjegoi edhe arsyet se përse nuk pranoi që të betohej duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin dhe se ka kapur drejtësinë. Ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi fillimisht iu drejtua duke i thënë se nuk ishte vendi për të bërë deklarata, por vetëm të betohej ose jo, ndërsa më pas u shpreh se është e drejtë e tij që të bëjë ose jo betimin.

"Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin, rrugë e mbarë suksese në jetë". E ndërsa Hoxha nuk pranoi mandatin, tre kandidatë të tjerë pranuan mandatin nga listat e PD-së dhe LSI-së; Klajdi Qama, Kujtim Gjuzi  dhe Koço Tahiri. Deri tani, numri i deputetëve shkon në 115 në Kuvend, 79 nga shumica dhe 36 nga opozita (14 LSI+22 PD) ndërkohë që duhen edhe 25 deputetë për të plotësuar numrin 140.

Ora 11:04
Skenari/ Statusi dhe sulmet ne Facebook që paralajmëruan 'dorëheqjen' e demokratit


Indrit Hoxha sot nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke refuzuar betimin në Kuvend, një situatë që nuk ka ndodhur më parë. Por dy detaje tregojnë se ajo që ndodhi sot nuk ishte e rastësishme, pasi ka qenë një skenar i përgatitur më parë. Në datë 23 prill, pasi dorëzoi dokumentacionin në KQZ dhe para se të merrte mandatin përmes një statusi në rrjetet sociale ai tregonte se kishte pasur presione, por mes fjalive kërkonte nga demokratët "vetëm pak durim". Presioni duket ka bërë që të ndryshojë mendim duke paralajmëruar atë që ndodhi. Ndërsa detaji i dytë lidhet me takimin që ka zhvilluar dje me kryetarin e FRPD-së, Belind Këllici. Report Tv mëson se Hoxha dhe Këllici janë takuar dje në një nga lokalet e kryeqytetit duke thurur skenarin për atë që ndodhi sot.

Statusi ne Facebook i Indrit Hoxhes ne date 23 prill
Me keqardhje dhe tejmase i surprizuar kam lexuar me qindra statuse e komente qe hedhin balte e vrer ndaj meje e familjes sime keto 3 ditet e fundit. Une jam Indrit Fatmir Hoxha dhe rrjedh nga nje familje e cila luften me sistemin komunist e nisi qe me 8 nentor te vitit 1941. Stergjyshi im Beçe Turani, u denua me pushkatim ne vitin 1945 pasi u shpall armik i popullit dhe i partise komuniste. Po ne te njejtin vit, gjyshja ime Dituri Hoxha, u denua me burgim vetem se ishte e bija e Beçe Turanit. Serish ne 1945, tre dajallaret e babait tim u denuan me 25 vite burg secili dhe u derguan ne burgun e Burrelit. Tezja e babit tim, Hatixhe Kulla u vra brenda ambjenteve te hetuesise Hoxhiste si agjente Anglo Amerikane. Daja tjeter i babait, Islam Turani u vra nga killer me porosi te sigurimit te shtetit ne Zelanden e Re ne vitin 1979, pasi ja kishte dale te arratisej nga Shqiperia, me arsyen se do rikthehej ne vend per te vrare Diktatorin Enver Hoxha.

Xhaxhai im Haki Hoxha krijoi per here te pare Sindikaten e Pavarur te Shqiperise ne vitin 1991, duke u zgjedhur kryetar i pare i saj. Pas ketij veprimi, Ramiz Alia denoi ne vitin 1991 dy xhaxhallaret e mi, Haki dhe Durim Hoxha sebashku me babain tim Fatmirin, me pushkatim. Ky akt kriminal i Ramiz Alise gjendet i dokumentuar ne Arkiven e Ministrise se Brendshme, e cila ne ate kohe drejtohej nga Gramoz Ruci. Ky veprim detyroi familjen time te arratisej ne drejtim te Zvicres, per tu rikthyer ne Shqiperi ne vitin 1994, kur regjimi komunist ishte rrezuar nje here e pergjithmone.

Gjate qeverisje socialiste ne vitet 1997-2005, babai im organizoi protestat e te perndjekurve politike qe kerkonin demshperblimin financiar per vitet e kryera padrejtesisht ne burg gjate regjimit komunist. Gjate ketyre viteve, me porosi dhe urdher direkt te Fatos Nanos babi im u arrestua 153 here, fakte keto lehtesisht te verifikueshme nga te dhenat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Me rikthimin e PS ne pushtet ne vitin 2013 dhe ardhjen ne krye te qeverise se Edvin Kristaq Rames, pinjoll i nomenklatures komuniste, babai im serish e gjeti veten organizator te greves se urise se te perndjekurve politike ne vitin 2014, duke kerkuar dekomunistizimin e politikes shqiptare. Gjate viteve 2014-2017 une personalisht jam arrestuar 7 here nga Policia e Shtetit dhe jam denuar padrejtesisht, me procese te montuara politike, 2 here.

Ne vitin 2014 jam denuar me gjobe 2 milione leke, ne cilesine e koordinatorit te Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH, si organizator i protestave kunder rikthimit te simboleve te diktatures, me ndertimin e bunkerit perpara Ministrise se Brendshme. Sebashku me drejtuesin e Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH ne po kete vit, kam qene pjese e nje reportazhi special te BBC mbi kete teme, ku kam etiketuar Edi Ramen si Enver Hoxhen e dyte te Shqiperise. Me pas ne vitin 2015, jam denuar serish nga gjyqtaret e bandes se Aldo Bares, Artan Gjermeni, si organizator i FRPD per protestat kunder betonizimit te liqenit te Tiranes nga ana e kryemashtruesit Erion Veliaj.

Per te gjithe historikun tim personal e familjar, ne shenje respekti per kontributin tim politik per te djathten shqiptare dhe Partine Demokratike, do kerkoja nga gjithsecili prej jush vetem pak durim. Durim ne shenje respekti per vendimin tim personal ne lidhje me kerkesen e ardhur nga KQZ per te pranuar mandatin e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Do kerkoja gjithashtu besimin dhe mbeshtetjen tuaj te palekundur, deri ne momentin final kur vendimarrja ime te jete publike per te gjithe shqiptaret. Shqiperia si e gjithe Europa mbetet enderra ime dhe e cdo bashkmoshatari tim.

Disa nga komentet pas statusit te Indrit Hoxhes
Ora 10:50
Portreti i Kujtim Gjuzit, deputetit të listës Basha që do sillte 'Republikën e Re' (FOTO)

Kujtim Gjuzi është deputeti më i ri që ka hyrë në Kuvend. Ai ka qenë pjesë e listës “Basha” i cili doli në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 me sloganin e “Republikës së Re”. 

I veshur si gjeneral, Gjuzi u betua për marrjen e detyrës si deputet i Qarkut të Durrësit.

Ora 10:41
Refuzoi mandatin, Hoxha pritet me entuziazëm nga demokratët: Në 11 maj largojmë Ramën (VIDEO)

Pasi refuzoi që të bënte betimin, Indrit Hoxha foli për mediat jashtë Kuvendit, teksa u prit nga të rinjtë demokratë që po zhvillonin protestën e radhës simbolike.  "Unë nuk mundem dot të marr këtë mandat ku në këtë vend kreu i i kërij institucioni është personi që ka mbi supet e tij vrasjen e katër personave në masakrën e 2 prillit në Shkodër. Nuk mundem dot të marr mandatin e një deputeti ku pjesë e këtij parlamenti janë hetues dhe prokurorë të dikaturës komuniste, sicc është z. Xhafa dhe z.Braho.

Nuk mundem  dot të marr mandatin e deputetit ku i jati i kreut të ekzekutivit ka firmosur për varjen e poetit Hafzi Nela. Ky mandat është mandat i të rinjve dhe demokratëve. Unë nuk mundem dot të marr një mandat ilegjitim duke hyrë fshehurazi në këtë parlament. Rroftë Shqipëria, Zoti i bekoftë shqiptarët. Beteja sapo ka nisur dhe më 11 Maj do të jetë akti final i largimit të kësaj klike kriminale që ka pushtuar shqiptarët. 

Nuk kam asnjë qëndrim të ndryshëm. Kam ndjekur proccedurën ligjore duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Kam shkuar në Parlament dhe kam refuzuar marrjen e mandatit. Jam qytetar i lirë dhe do të vazhdoj të luftoj që njerëzit e këtij vendi të jenë qytetarë të lirë në një vend demokratik si gjithë Europa
" deklaroi ai.

Ora 10:38
Nuk bëri betimin/ Demokrati: Ja arsyet se përse refuzoj mandatin (Fjalimi në Kuvend-VIDEO)

Indrit Hoxha refuzoi që të bënte betimin për të marrë mandatin në Kuvendin e Shqipërisë, pasi sipas tij parlamenti është ilegjitim, ndërsa akuzoi qeverinë si të lidhur me krimin.

Fjala e plotë e Indrit Hoxhës në parlament
Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci.

E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 08/05/2019 16:23

    Ti mor kelysh bushtre je ritur me lek gjyl dhe sot del dhe na ben heroin po fajin e ka enveri qe la gjalle ca nga soji jot fashist dhe dole ti plere kopil muti

    Përgjigju
  • USA: 08/05/2019 15:38

    Per Samiun dhe komentin e tij.U bene 6 vite qe qeveria Rama eshte ne pushtet.Asnje I denuar apo fajtor te pakten nuk doli.Moren pushtetin nga sacrifica e 4 te vrareve.Demshperblyen familjet e tyre me parate e popullit dhe asgje tjeter.Rama dhe zagari i tij Balla per komentin tend do te denonin per shpifje.Premtuan se do gjenin vrasesin(Basha,Berisha)kushdo qofshin dhe asgje e asnjeri nuk gjeten.Biles ato e kane harruar krejtesisht ngjarjen vetem se bashkohen me familjaret cdo 21 janar per sy e faqe.

    Përgjigju
  • Samiu: 08/05/2019 14:17

    Joooo. Shko te Basha e Saliu qe vrane 4 te pafajshem ne trotuar...dhe sa te tjere ne Gerdec....Te pakten Ruci ishte ne Tirane dhe ngjarja ne Shkoder e stisur nga PD ..nga Saliu.... madje vete anetare te PD kane hedhur idene se ata i vrau Saliu me UDB per te krijuar gjullurdi.. Edhe dicka Kur vrasjen e Saliut ne trotuar e justifikoni me ate se fajin e ka Rama qe ia coi Saliut ...pse ne Shkoder nk paska faj ai qe i coi?....

    Përgjigju
    • shkodra dhe gjaku: 08/05/2019 23:12

      ata ne shkoder o mik rinin e protestonin ne paqe nuk shkuan te shyenin gardhet e shtetit ky eshte ai ndryshim i vogel, ata ne shkoder rinin ne shesh nuk cuan makina dyerve, zbrazen arme, nuk zbrazen batere gure ...aq gure sa behej ne pallat . nuk shqyen flamurin ata ne shkoder ishin veshur me te, nuk peshtynin as policine as simbolet as rahen me grushta. ky este ndryshimi

  • Ilo: 08/05/2019 13:58

    E kujt i plasi by.. a se ky budallai do te beje shou u mesuam me kerricat e Lulit te tipit bardhi, salianji Balliu edhe ky tipi qe e beri sa per te ju permendur emri se neser i harrohet.

    Përgjigju
  • emigranti: 08/05/2019 13:17

    Ky po qe e rrezoj parlamentin.Tani te zer vendin e balliut tek Astiri sepse ky i fundit do te clodhet per ca kohe ne birruce

    Përgjigju
  • Fadili: 08/05/2019 13:12

    Ta dite Fatmiri ca cun rrot mullini ka bo kishte bo I mut me mire

    Përgjigju
  • agim: 08/05/2019 13:09

    Ketij mut Indriti ishte dashte me i hype me shqelma ne mes te parlamenti.Nje mashtrues e hajdut kalibri.Shume mire qe nuk ndodhet me ne parlament me felliqe ate vende.

    Përgjigju
  • xreport: 08/05/2019 12:55

    hahahhah o qorr ti zbo as per bari delesh

    Përgjigju
  • robi: 08/05/2019 12:54

    shko rreshtohu tani pas Flamur Herman Geringut o trap se humbe nje rast qe te vjen vetem nje here ne jete, tani do jesh askushi gjithe jeten se pd -ja deri ne 2029 e ka prere bileten per opozite , pastaj ne 2029 do mare pjese ne zgjedhje dhe te shohim,,,,,

    Përgjigju
  • Populli: 08/05/2019 12:48

    Mire Beri se eshte pjelle e Salehut bandit nuk I duhen parlamentit njerez halabak sic eshte zoteria

    Përgjigju
  • Beceja: 08/05/2019 12:29

    Ne biografine e tij kyn spurdhjak ka harruar te shenoje numurin e personave qe ka djegur te gjalle dhe sa te tjere te pafajshem ka vrare gjyshi i tij Becja i Turanit i cili iku si qen i ngordhur.

    Përgjigju
  • Blendi: 08/05/2019 12:07

    Po mire mor ..., kete kodoshllek e ke menduar gjate , akoma talleni ju me njerezit , me palaçolleqet tuaja do te merret institucioni ma i rendesishem i vendit , mor fytyre byth a u çlirove tani. I the te gjitha pa pike e presje , por nje diçka te kesh parasysh mor kodosh se qenke shume i vonuar dhe ne qe te degjuam ndjejme veç neveri.Nje faj ka edhe ai Ruci qe te la te derdellisje pa fe kuptimi , duke mos te nderprere fjalen vetem me nje po ose jo, nje turp per ty dhe per familjen tende qe perballesh me shtetin duke çfrytezuar rastin.

    Përgjigju
  • Maks: 08/05/2019 12:00

    Kush po e rrun qe ti paske qen nje nip bashkpuntori i fashizmit dhe pas clirimit shkelet ligjet e kohes dhe u denuat dhe mos na cani trapin qe ju sollet demokracin ikni keto pralla me heronj demokracie si ha me njeri keni 30 vjet vetem merrni pare pa te drejt kurse pjesa dermuse e popullit mezi nxjerr muajin dhe qe kan punuar nje jete ato pare qe keni marr dhe po merrni ne si kemi par kurr me sy

    Përgjigju
  • ASTIR: 08/05/2019 11:57

    ik mor kelysh i vogel ti qenke si kujtim gjuzi futja pordhes

    Përgjigju
  • Myzaferi: 08/05/2019 11:54

    Koktopet si ti si duhen njeriu. Qesharak ne mendje dhe veprim. Ik te larot se te presin. Se po firojn pak nga pak.

    Përgjigju
  • Rita: 08/05/2019 11:40

    Ky tipi qenka i goditur ne tru per zotin po.Ketyre tipave u ka mbetur Sahati te komunizmi,harrojne qe kemi 30 vjet pas komunizmit si kane mbetur me as kockat.Neveri per tipa si ky te rinj me kete mentalitet te prapambetur ideologjik.

    Përgjigju
  • toni: 08/05/2019 11:13

    cojeni per ndjekje gjyqesore kete kopil. si tallen me shtetin

    Përgjigju
    • ndjekja gjyqesore: 08/05/2019 23:15

      o toni ndjekje gjyqesore me kujton nje kohe tjeter...jo rilindase me bere zhytje ne vitet jeshile

  • Fredi: 08/05/2019 10:37

    E para e punës këtij thojini, pir dh se shfryhesh! E dyta, po Gramozua ç bën? Pse nuk e djeg mandatin dhe Gramozua qe ti hapi rrugën demokratizimit të vendit dhe rinisë?

    Përgjigju
  • Arberi: 08/05/2019 10:27

    Suksese ne jete o parazit. PD e vleresoi shume kontributin e bababit tend te pjerdhekutuar duke vendosur te parin ne liste djalin e Zerit te Popullit Klevis Fahri Balliu dhe ty te 35-in hahahaha o torrollak ik rri rrugeve tani

    Përgjigju
  • anna: 08/05/2019 10:21

    He more trim qu desh qe u mundove .Shko se vrasesit e Azemit i ke jashte apo ky ishte misioni yt qe te kishin ngarkuar.IK O TOQ

    Përgjigju
    • c robin e bukur: 08/05/2019 23:13

      ...kur mendove se kish vlera?? dhe kur i zhveshe vlerat pasha'??

    • Robi: 08/05/2019 17:35

      Kujtuam se ishte ndonjë njeri me vlera por qenka shoku i Klevis Kerrici i Faros

    • raul: 08/05/2019 13:36

      shkoj prapa tani Muli gangsterit te pd-se o trap . nuk te vjen me ky rast ne jete, dhe as nuk do ti rruhet me kujt tek pd-ja per ty, do pendohesh qysh neser,,,,

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?