“Fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi”. Kështu i tha ish oficeri i gardës Sali Berishës gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë. Ai nuk hezitoi të komentonte Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, për të cilët tha se janë “lepuj që i hamë me dhëmbë”.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.
Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti ta priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.
Lajmi kryesor:
Berisha në Lezhë, vijon sulmet për Yuri Kim dhe Sorosin: Kërkonin të mos kishte opozitë në Shqipëri! Rama të mos gabojë që të lëvizë rrugën tonë drejt BE
//ReportTv.al