Aksidentet që mund t'ju ndodhin për faj të transportit publik nuk do të kalojnë më me një kërkesë ndjese. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike, thuhet se pronarët e mjeteve të transportit publik janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve gjatë transportit.
Vlera financiare që përfitojnë qytetarët nëse dëmtohen nga një aksident në një mjet të transportit publik është e ndarë në 3 shkallë.
Minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit, është 2 milionë lekë në rast vdekjeje, merr 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme për punë dhe përfiton 1 milion lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur autobusët, taksitë apo çdo lloj transporti tjetër publik kanë pësuar aksidente duke qenë të mbushur pasagjer.
Ky sigurim mbulon dëmtimet trupore të shkaktuara pasagjerit, si pasojë e defekteve teknike, dëmtime aksidentale të shkaktuar nga grumbullime masive, akte të dhunshme që mund të kenë motiv politik ose social, si atentate, akte terroriste, zjarrvënie të qëllimshme.
Po ashtu dëmshpërblim do të ketë edhe për frenim të papritur, plasje e gomës, devijimet e lëvizjes si rezultat i një shpërthimi apo shmangie e menjëhershme e detyruar që çon deri në përmbysjen e mjetit të transportit publik.
Në nenin 20 të draft-ligjit thuhet se “Pasagjeri ose përfituesi, ka të drejtë sipas kushteve të kësaj kontrate të kërkojë tek shoqëria e sigurimit me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit të paguajë dëmshpërblimin”.
Te gjitha keto qe thuhen ne shkrim, jane gjera qe ekzistojne ne ligjin qe eshte ne fuqi. I cili nuk zbatohet edhe keshtu si eshte sepse ka futur marifetet AMF-ja. E reja e ketij projekt ligji eshte qe eleminon avokatet nga procesi sepse kerkon te kufizoje tarifen e avokatit ne 5%, cka nuk mundeson marrjen e rastit nga avokati sepse me ate tarife nuk mbulohen shpenzimet. Keshtu njerezit do vene si keca ne thertore te kompanite e sigurimsave. Rrofte e majta e njerezve te thjeshte dhe e PS me zemer ne dore!
PërgjigjuDakort mo dakort me keto ligjet qe nxirren si simite nga furra e parlamentin,po asnje nga keto nuk zbatohen ne sherbim te njerze te thjeshte qe mbeten me gisht ne goje. Ne qytetet tona gangot e partise bejne namin dhe policia para tyre sillet si degjenerate e skaduar per shkeljet flagrante te kodit rrugor duke shkaktuar edhe viktima,kurse para te tjereve,te thjeshteve policia sillet si kuçeder me shtate koka. Çfare shteti eshte ky?
PërgjigjuKjo tregon ne cfare niveli eshte kapitalizmi ne shqiperi dhe cila eshte vlera e te drejtave te njeriut. Si mund te paguash humbjen e jetes se njeriut 2 milion te reja nderkohe qe ne itali e greqi humbja e jetes se njeriut vleresohet minimalisht 200 mije deri 300 mije euro me marreveshje jashtgjyqsore pa shkuar ne gjykate. Si mund te paguash qindarka kur nje person i pafajshem humb gjymtyret ne aksident dhe jeton me ate dhimbje perjetesisht. Eshte mafia e sigurimeve, shoqerite e sigurimit qe kane nderhyre, por qe komisioni parlamentar i fushes ekonomike, qeveria dhe palet e interesuara nuk duhet te lejojne kete projektligj. Shoqerite i kane mbushur xhepat me policat e sigurimit dhe duan te zhvasin. Ky ligj bie ndesh me aktet ligjore te BE. Keta maskarenj futen dhe normen bonus malus dhe une qe skam bere asnje aksident, nuk mora zbritje sipas ligjit por e pagova policen njesoj. Eshte ne dem te popullit ky maskarallek, ligj i njeanshem dhe shkel parimet themelore. Te degjojme dhe presidentit se mos eshte bere dhe Ai palë ne kete muhabet nen rrogoz
Përgjigju