Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 419, datë 14.01.2011, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Në vijim të çeljes së fondit për këstin e pestë për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, Ministria e Financave ka publikuar edhe listën e parë të dosjeve në radhë për përfitimin e këstit të pestë, publikuar ne faqen e Ministrisë së Financave.
'Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë përgjegjëse për financat, Drejtoria përgjegjëse për pagesat, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite', thuhet në vendim.
(Klikoni linkun per dokuementin e plote)
Komente

Po ne që punuam ezbatuam ligjet e shtetit të kohës kur dhe kush do të na shpërblejnë??Ne ndërtuamjo vetëm kombinate,uzina,fabrika,u thanë këneta, me një fjalë ubë shqipëria zonjë.Tani pas 1992 me ardhien në pushtet edhe të persekutuarit e atëhershëm i vunë kazmën gjithçkaje,privatizuan me lefra me vrimë me përparësi ato që ne të pa persekutuarit NDËRTUAN, dhemë e shumta që bënë pas bleries i çuan për skrap e i dhanë për sheshe ndërtimi.Mjaffë më me pagesa,se i bie që po të dënohem unë sot për politik nesër kur të vijënë në pushtet ata të Saliut a do tëmë japin shpërblim??Hë se harova shtoni ju tëP.S.SH. dhe Salianin dhe laheni me ne të pa persekutuarit.
PërgjigjuKush i ka certifikur si te "Denuar Politike"?! Apo hajde te vjedhim shtetin!
Përgjigju