Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit ende pezull

14 Korrik 2020, 21:33| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 21:43

  • Share

Me dhjetëra banesa të siguruara të dëmtuara ose shembura nga tërmeti i 26 nëntorit ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin për pronën e siguruar. Drejtori i mbikëqyrjes financiare Ervin Mete ka sqaruar në Komisionin e Ekonomisë se vetëm 60% e vlerës së dëmeve të shkaktuara është shlyer nga siguruesit.

“Vlera e kërkesave për dëmshpërblim ka arritur në 475 milionë lekë për tërmetin e shtatorit dhe 3.65 miliardë lekë për 26 nëntorit. Totali i kërkesave është 4.12 miliardë lekë për dëmshpërblim. Sa i përket tërmetit të shtatorit janë trajtuar 93% e dëmeve ndërsa për tërmetin e nëntorin janë trajtuar 81% e dëmeve dhe në vlerë 60%”, tha Mete.

Edhe pse shprehet i kënaqur me ecurinë e procesit Mete shprehet se ka pasur problematika me raportet e paraqitura nga Instituti i Ndërtimit.

“Sigurisht që ka problematika, janë lidhur edhe me raportet e institutit të ndërtimit për ti shembur apo jo banesat por gjithsesi situata është përballuar mirë”, deklaron kreu i AMF-së.

Fatkeqësitë natyrore të vitit 2019, kanë forcuar edhe një herë nevojën për sigurimin e pronës, edhe pse pronat e siguruara aktualisht janë në shifra minimale.

“Nga ngjarjet e tërmetit u shfaq nevoja për të zgjeruar mbulimin e sigurimit të pronës pasi 2.5% kanë një mbulim të tillë”, sqaroi ai.

Ndërsa sa i takon situatës së pandemisë COVID-19, Mete është shprehur se është herët për të bërë bilance konkrete apo edhe për të ndërmarr masa të nevojshme. Në 6 muajit e parë të vitit humbjet në treg kanë qenë 6.5%.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I demtuar nga termeti: 20/07/2020 01:25

    PO TE KESH GUZHINJER BYTHKON D M TH AHMETAJN MUT DO HAJME . Mjere ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?