Jurgen Çelhaka

Dëmtim aksidental në stërvitje, Jurgen Çelhaka jashtë për më shumë se 1 muaj

18 Janar, 16:08| Përditesimi: 18 Janar, 16:09

  • Share

Jurgen Çelhaka ishte kthyer në pikën e referimit për Legian e Varshavës në mesin e fushës. Mesfushori 23-vjeçar ka pësuar një dëmtim në stërvitje, kjo gjatë fazës përgatitore që polakët po zhvillojnë në Belek të Turqisë.

Duke bërë përgatitje me një top gome, Çelhaka nuk e ka vendosur në balancë këmbën dhe ka pësuar më pas një të enjtur, me mjekët që dyshojnë për probleme të ligameneteve.

Ende nuk ka një vendim zyrtar për kohën që mesfushori 23-vjeçar do jetë jashtë fushë, teksa Legia.net bën me dije se ai mund të mungojë për 4-5 javë. Mëkat dhe një dëmtim në një kohë kur Çelhaka ishte një nga lojtarët që po spikaste në mesin e fushës, pas largimit të mesfushorit Slisz te Atlanta United.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?