Borisa Simanic

Dëmtim i rëndë nga kundërshtari, lojtari i Serbisë operohet dhe heq veshkën (VIDEO)

5 Shtator 2023, 16:26| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 16:28

  • Share

Basketbollisti i Serbisë, Borisa Simanic u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni urgjent për heqjen e veshkës, kjo pas ndeshjes së kombëtares së tij kundër Sudanit të Jugut në Botërorin e basketbollit.

Simanic u shtrua në një spital në Manila (kryeqyteti i Filipineve), pasi u godit me bërryl nga Nuni Omot, lojtari kundërshtar, gjatë një dueli në zonën në ndeshjen e 30 gushtit.

Komplikimet që lindën nga operacioni nënkuptonin se ai duhej të kishte një operacion të mëtejshëm më 3 shtator, kur iu hoq një nga veshkat, tha ekipi të hënën.

Mjeku i ekipit serb, Dragan Radovanoviç tha se ata “presin dhe dëshirojnë që pas këtij operacioni, kursi postoperativ të shkojë pa probleme”. Incidenti ndodhi afër fundit të ndeshjes së raundit të parë të Serbisë kundër Sudanit të Jugut, kur Simanic po mbronte nën kosh.

Serbia e kishte fituar ndeshjen me lehtësi, por Omot e goditi Simanic me bërryl teksa ai u përpoq të merrte hapësirë, duke bërë që Simanic të bërtiste nga dhimbja dhe të largohej menjëherë. 25-vjeçari Simanic luan për Zaragozën në Spanjë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?