Thibaut Courtois

Dëmtim i rëndë për Courtois, portieri i Real Madrid mbyll sezonin

10 Gusht 2023, 14:45| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 14:46

  • Share

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois pësoi dëmtim të ligamentin e gjurit në një seancë stërvitore të enjten dhe ka të ngjarë të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Courtois do t'i nënshtrohet një operacioni për problemin dhe skenari më i mirë është një rikthim në prill të vitit të ardhshëm, por ekziston frika se sezoni i Courtois ka përfunduar para se të fillojë. 31-vjeçari ka qenë prezencë e vazhdueshme në skuadrën e Realit që kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2018.

Ai ka luajtur 230 herë për klubin spanjoll, duke fituar dy tituj të La Liga dhe një Ligë të Kampionëve. Lëndimi i tij e lë Realin me vetëm Andriy Lunin si opsion për portierin e parë, vetëm dy ditë para se të fillojë sezoni i ri me një transfertë te Athletic Bilbao.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?