Sport

Dëmtimet e shpeshta, Garreth Bale i kërkon Real Madrid të mos japë më informacione për të

28 Tetor 2019, 15:57| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 16:01

  • Share

Garreth Bale, ose pasqyra siç njihet në Spanjë për shkak të dëmtimeve, i ka kërkuar Real Madridit me forcë që mos të publikojë më informacione për gjendjen e tij shëndetsore.

Ligji spanjoll thotë se qasja e informacionit mjekësor të një individi duhet të kufizohet tek mjeku i tyre personal dhe autoritetet e kujdesit shëndetësor, të cilat nuk mund t'ia sigurojnë punëdhënësit ose personave të tjerë pa pëlqimin e individit.

Garreth Bale aktualisht është në fazë rikuperimi, që prej dëmtimit që pësoi me kombëtaren e Uellsit. Ndërkohë sipas 'Marca-s', pas Bale edhe disa lojtarë të tjerë i kanë kërkuar klubit të njëjtën gjë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?