Dëmtimet nga tërmeti, në Lezhë do shemben 10 objekte, mes tyre edhe dy shkolla (VIDEO)

25 Maj 2020, 12:28| Përditesimi: 25 Maj 2020, 12:57

  • Share

Dhjetë objekte, mes të cilave dy shkolla do të shemben në Lezhë, pasi janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.  Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak, pas inspektimeve që i kanë nxjerrë këto objekte të pabanueshme.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila raporton se janë planifikuar për tu shembur 7 pallate, një objekt banimi dy katësh dhe dy shkolla.

Por, situata e krijuar nga koronavirusi ka krijuar vonesa për t'i hapur rrugë programit të rindërtimit.

Në bashkinë e Lezhës janë 400 familje të mbetura të pastreha, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe të gjitha këto kanë përfituar banusin e qirasë për një periudhë 1 vjeçare. Por nuk mungojnë edhe familjet që jetojnë në pallate të pabanueshme.

Në bashkinë e Lezhës në muajin shkurt u mor vendimi për të shembur dy pallatet e para, por edhe pse kanë kaluar 3 muaj përsëri ndërhyrja nuk ka filluar për shkak të pezullimit të punës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dauti: 25/05/2020 13:18

    Kabineti RAMA do ti shkateroje ndertesa e demtuara DHE KABINETI MONA_BASHA DO TI NDERTOJE BANESAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?