Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë pas një dëmtimi të rëndë që e pësoi vitin e kaluar. Braziliani kaloi 370 ditë jashtë fushës para se të kthehej përfundimisht në aksion me Al Hilal.
Sulmuesi u aktivizua në minutën e 77-të të takimit, kur po luhej sfida mes Al Ain dhe Al Hilal. Këta të fundit dhe fituan 4-5, ndërsa ndeshja vlente për raundin e tretë në Championsin aziatik. I emocionuar u shpreh pas ndeshjes kapiteni i Brazilit.
“Ndihem mirë, është shumë e vështirë. Jam me të vërtetë shumë i lumtur që u ktheva dhe që gjeta përsëri atë ndjenjën, fluturat në stomak para ndeshjes janë gjithmonë bukur”, u shpreh Neymar pas ndeshjes.
32-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në fundit e sezonit me Al Hilal. Braziliani u afrua sezonin e kaluar, por nuk pati mundësinë të tregojë vlerat në fushë.
Neymar ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Al Hilal që kur iu bashkua atyre vitin e kaluar. Anësori shënoi një gol dhe dha dy asistime për skuadrën e Arabisë Saudite.