Napoli fitoi dje 1-2 me Bragën në Portugali, ndeshje e vlefshme për grupin C në Champions League. Në këtë duel, mbrojtësi i kampionëve të Italisë, Amir Rrahmani doli nga fusha në minutën e 13-të pas një dëmtimi muskular në kofshë. Kapiteni i Kosovës i la vendin norvegjezit Ostigard.
Rrahmani pritet të mungojë rreth 2-3 javë, duke u rikthyer efektivisht në dispozicion të Rudi Garcia vetëm pas pushimit për kombëtaret në tetor. Një pengesë e madhe për Napolin, që do të duhet të bëjë pa Rrahmanin kundër Bologna, Udinese, Lecces dhe Fiorentina në Serie A, por mbi të gjitha në ndeshjen e Champions League kundër Real Madridit, të planifikuar për më 3 tetor në “Diego Armando Maradona”.
Pas raundit të parë në Champions, Napoli dhe Real kryesojnë grupin C me tri pikë.