Inter po përpiqet të kapërcejë ngërçin në këtë fillim sezon dhe situata nuk është aq pesimiste, duke parë fitoren kundër Torinos dhe Plzen, por teksa përgatitet për ndeshjen e fundjavës kundër Udinese-s lajmi i keq është dëmtimi i Calhanoglu.
Nëse për Inzaghin është dhimbje koke ka disa të tjerë që mund të përfitojnë dhe një prej tyre është Kristjan Asllani, i cili deri më tani ka marrë pak minuta.
Gjithsesi para shqiptarit tani për tani llogaritet Gagliardini sipas mediave italiane. Kjo edhe pse armeni Mkihtaryan është marrë pikërisht për të zëvendësuar turkun. Në fakt deri të dielën vetë Asllani, por edhe shumë shqiptarë shpresojnë që Inzaghi të ketë ndërruar mendje dhe që Asllani të marrë më shumë minuta se zakonisht.
Sa i përket dëmtimit të Calhanoglu-s është i njëjti me atë të Lukaku-t dhe turku pritet të qëndrojë larg fushave për disa javë. Frika është se aim und të humbasë dhe ndeshjet e Champions League kundër Barcelonës të cilat do luhen pas sfidave të kombëtareve.