Federico Chiesa

Dëmtimi i Chiesa-s, Di Maria-s dhe Alex Sandro-s! Juventus tregon gjendjen e lojtarëve

10 Mars 2023, 17:28| Përditesimi: 10 Mars 2023, 17:29

  • Share

Qetësohen te Juventus. Pas testeve mjekësore, "Zonja e Vjetër" ka konfirmuar se nuk ka lëndime të rënda për Chiesa-n dhe Di Maria-n. Fitorja me Freiburgun mbrëmjen e djeshme në Europa League, nuk ka kaluar pa frikë te bardhezinjtë. Nëse dyshja do vijojnë të jenë pjesë e grupit, ndryshe është situata për Alex Sandron. Braziliani do mungojë disa javë për shkak të dëmtimit të djeshëm.

"Sot në mëngjes Federico Chiesa dhe Angel Di Maria iu nënshtruan testeve diagnostikuese në JMedical, të cilat përjashtuan dëmtimet e ligamentit të gjurit të djathtë dhe muskulit të kofshës së majtë dhe për rrjedhojë.kushtet e tyre do të vlerësohen nga dita në ditë", njofton klubi i Serie A.

Alex Sandro, mbrojtësi brazilian që doli në pjesën e parë të ndeshjes kundër Freiburgut, do të duhet të ndalojë për disa javë. "Alex Sandro iu nënshtrua gjithashtu testeve kontrolluese të cilat treguan një dëmtim të shkallës së ulët të muskujve në kofshën e majtë. Pritet rifillimi i garave pas pushimit për ekipet kombëtare", njofton klubi bardhezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?