Neymar

Dëmtimi i Neymar, sulmuesi mungon gjatë për Al Hilal

7 Nëntor, 16:04| Përditesimi: 7 Nëntor, 16:05

  • Share

Pas më shumë se një viti mungesë për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë të pësuar në kombëtare, Neymar ka shkelur sërish në një fushë futbolli dy javë më parë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë mes Al Hilal dhe Al Ain.

Të hënën ai luajti ndeshjen e tij të dytë të sezonit (ai do të mund të luajë në ligë vetëm nga janari) por doli në minutën e 86-të, pas vetëm tridhjetë minutash, me një problem në kofshë.

Klubi i Al Hilal që zotëron kartonin e Neymar, ka konfirmuar dëmtimin, duke sqaruar së bëhet fjalë për një çarje në kofshën e tij të djathtë. Si pasojë e kësaj brazilianit do i duhet të qëndrojë jashtë katër deri në gjashtë javë dhe duke llogaritur kohën që do i duhet për të kapur formën, viti për të mund të quhet i mbyllur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?