Dëmtimi i portierit Ter Stegen

Dëmtimi i rëndë, Barcelona: Portieri Ter Stegen do operohet, jashtë fushave 7-8 muaj

23 Shtator, 13:54| Përditesimi: 23 Shtator, 13:57

  • Share

Portieri Marc-Andre Ter Stegen do mungojë për një periudhë të gjatë te Barcelona. Klubi katalanasit ka njoftuar sot se portieri gjerman ka këputur plotësisht tendinën e gjurit të djathtë në ndeshjen kundër Villareal dhe do ti nënshtrohet një operacioni.

Nëse gjithçka shkon sipas planit 32-vjeçari do mungojë për 7-8 muaj. Ter Stegen u dëmtua në fundin e pjesës së parë, teksa ishte duke kapur një top pas goditjes së këndit. Kontakti me tokën rezultoi fatal për portierin, i cili është i dyti këtë fillim sezoni që pëson këtë dëmtim të rëndë te Barcelona pas mesfushorit Bernal.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?