Cagliari ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të sulmuesit Andrea Belotti. 31-vjeçari pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gju gjatë humbjes 0-2 kundër Interit.
Belloti rrëshqiti dhe ra keq, duke u përplasur me portierin e Interit, Josep Martinez. Menjëherë pati shqetësime se ky mund të ishte një dëmtim serioz, siç u konfirmua nga intervistat e trajnerit Fabio Pisacane pas ndeshjes.
“Lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme dhe vizitave të specialistëve në ditët në vijim”, thotë Cagliari. Për “Gjelin”, sezoni praktikisht ka mbaruar. Belotti iu bashkua Cagliarit në fund të merkatos së verës dhe luajti tre ndeshje në kampionat për kuqeblutë, duke shënuar dy gola në një fitore 2-1 ndaj Leçes.
Belloti ka luajtur për Palermon, Torinon, Romën, Fiorentinën, Benfican, Comon dhe Cagliarin.
Andrea Belotti i dëmtuar
Komente
