Rey Manaj

Dëmtimi i rëndë, Rey Manaj mungon gjatë për Sivasspor! Rrezikon Kombëtaren

17 Shtator, 16:12| Përditesimi: 17 Shtator, 16:16

  • Share

Rey Manaj do mungojë për të paktën tre javë. Sulmuesi i Sivasspor shënoi golin e parë sezonal në Turqi gjatë fundjavës, por pak minuta pasi e dërgoi topin në rrjetë u dëmtua. Në fillim u mendua se lushnjari do rikthehej shpejt në fushë, por trajneri i tij Bulent Uygun tregoi edhe kohën që sulmuesi i Kombëtares do jetë jashtë.

“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39.

I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim”, tha Uygun.

Manaj vuan një çarje në tendinën e kryqëzuar të muskujve të pasme në këmbën e djathtë.

Manaj rrezikon edhe ndeshjet e muajit tetor me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë në transfertë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?