Aktivistë të qendrës rinore “Sebastia” në Kurbin kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulture të marrin përgjegjësitë për të shpëtuar nga rrënimi Urën e Zogut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
“Krimi ka emër dhe emri është qeveria shqiptare Ka lënë të shembet urën e Zogut”, tha avokati Elton Laska .
Ura e ndërtuar në vitin 1927 u rendit nga organizata “Europa Nostra” në listën e monumenteve më të rrezikuara që në mars të 2022, por ekspertet e huaj nuk po gjejnë mbështetjen institucioneve shqiptare për restaurimin e saj.
“Specialistët nuk kanë ardhur këtu sepse Ministria nuk u përgjigjet shkresave zyrtare”, tha Emarilda Leti, aktiviste.
Një tjetër këmbë e urës së Zogut monument kulture, u fundos një ditë më parë pas vërshimit të Matit dhe hapjes së portave në HEC-in Shkopetit.
Shoqeria leshit Ku ishit deri dje kur kusaret e saliut merrnin zhavirin poshtet ures dhe ne lume Po kur salehu juaj fali hidrocentralet turkut ku ishit ju llapaqener te saliut
Përgjigju