Gabriel Jesus do jetë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muajt e ardhshëm. Telegrafi në Londër bën me dije se sulmuesi i Arsenal ka pësuar një lëndim më të rëndë se sa ishte parashikuar, me 25 vjeçarin që ishte me Brazilin në Kupën e Botës.
Jesus u dëmtua në humbjen 1-0 të Brazilit kundër Kamerunit disa ditë më parë në Katar, me sulmuesin që ka një këputje në ligamentin e gjurit. Nëse më herët koha e rikuperimit ishte disa javë, pas analizave të kryra në Londër nga Arsenal, sulmuesi do jetë jashtë fushës së lojës për tre muaj. Mungesë e madhe për trajnerin Arteta.
Komento