Dëmtohen kolonat, ura në Marinëz të Patosit rrezikon shembjen, banorët: E rrezikshme, makinat mund të bien brenda

6 Prill 2022, 20:24| Përditesimi: 6 Prill 2022, 20:36

  • Share

Ura në aksin rrugor Fier-Marinëz ka pësuar dëme të shumta në kolona dhe strukturë. E ndërtuar 30 vite më parë, ura është amortizuar, ndërsa banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme nga bashkia e Patosit. 

"Është ndërtuar para 30-40 viteve, këtej vijnë dhe nga Berati deri këtu në Sheqisht, që është zonë e Fierit. Do riparuar sa më shpejt! Ja ta shikosh si është për faqe të zezë, makinat rrezikojnë të bien brenda", tha një banor.

"Dëmtimi i bazamentit ka rreth 7-8 vite, nuk ka më nivel ura, paraqet shumë rrezikshmëri. Këta presin që të bie ndonjë brenda që ta bëjnë nga fillimi. kur të vdesin njerëzit do ta bëjnë urën!", tha një tjetër.

Ajo ndodhet mbi kanalin kullues që njihet me emrin "Vija e Ngjales" dhe sipas tabelës mban një ngarkesë prej 12 tonësh.

Pamjet tregojnë qartë dëmet në strukturë që ka pësuar ndër vite. Kjo u urë u shërben mijëra banorëve të 12 fshatrave të Fierit, Patosit por edhe atyre të Roskovecit e Beratit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?