Kronikë

Dëmtohet argjinatura e përroit të Zaranikës në Elbasan, banorët: Kur bie shi, kemi shumë frikë

7 Janar 2020, 16:53| Përditesimi: 7 Janar 2020, 17:00

  • Share

Reshjet intensive gjatë muajit Dhjetor kanë sjellë që në përroin e Zaranikës në Elbasan të krijohen 4 zgavra të reja. Argjinatura ka pësuar çarje masive në disa pjesë të saj. Dhjetra banesa që ishin aty pranë u përmbytën.

Gjatë vitit 2019 Ministria e Bujqësisë investoi në pjesët e dëmtuara të shtratit të Zaranikes. Pjesët ku kishte dëmtime u rregulluan por shirat e rrëmbyeshëm sollën shkatërrim të argjinaturave. Nëse nuk do ketë ndërhyrje sërish pasojat do të ishin të mëdha në rast shirash.

Vetë banorët thonë se i tremben një përmbytjeje dhe kërkojnë rikonstruksionin e menjëhershëm të argjinaturave në anët e përroit. “Kam frikë se jemi këtu afër, kemi frikë. Por kur vjen uji shumë, vjen këtej nga banesat dhe futet brenda. Të rregullohet por se di a do rregullohet shpejt”, tha një banore.

Nëse do të  kemi reshje shiu me intensitet të lartë krahas banesave pranë përroit të Zaranikës rrezikohet nga përmbytja edhe qyteti i Elbasanit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 07/01/2020 17:17

    Kë presin fshataret t ua rregulloje qe të mos kene frikera? Pse fshataret kanë frikera?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?