Sociale
Kosova & Rajoni
Kosova & Rajoni

Dëmtohet argjinatura e Zaranikës, frikë për përmbytje! Bashkia Elbasan: Presim lekë, kosto e rehabilitimit 3.5 mln €

24 Shtator 2022, 21:38| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 22:07

  • Share

ELBASAN- Argjinatura në përroin e Zaranikës është dëmtuar sërish, duke nxjerr në pah punimet pa cilësi të vitit kaluar. Sa herë ka reshje shiu niveli i ujit në përroin e Zaranikës rritet, ndaj banorët ndihen të kërcënuar nga përmbytjet.

"Unë jam banor i vjetër këtu. këtu e kam shtëpinë. Kjo Zaranikë ka qenë përrua pa shtresë betoni. Këto punimet që janë bë vitet e fundit janë pa cilësi. Bëjnë 100 apo 200 metra dhe e lënë përgjysmë".

"Zaranika është e rrezikshme, ka pasur raste që uji ka dalë në qytet. Është shemb disa here argjinatura atje poshtë".

"Punimet janë bërë para dy vitesh dhe u prishën sot. Të investosh me zgara e me hekura e të përmbyset gjithçka?! Kështu ndodh këtu!", -thanë banorët e Elbasanit.

Bashkia e Elbasanit e kontaktuar nga Report tv tha se kërkohen 3.5 milionë euro për rehabilitimin total të përroit të Zaranikës, me gjatësi prej 5.2 km. Projektin, thanë zyrtarët vendore e kemi dërguar në Ministrinë e Bujqësisë.

Ndërsa me fondet e saj, ka parashikuar 26 milionë lek për riparimin e çarjeve të argjinaturës. Këto ndërhyrje mund të ulin rrezikun gjatë dimrit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 25/09/2022 11:35

    Bashkia ta mbaje fort me dore se ngelen tu prit leke nga qendrorja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?