Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë të Zvicrës

FOTO/ Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë/ Komuniteti shqiptar në Zvicër: Ngjarje e përsëritur! Policia nis hetimet

27 Prill, 16:11| Përditesimi: 27 Prill, 16:29

  • Share

Busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili është i vendosur buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB, në Gjenevë të Zvicrës , është dëmtuar mbrëmjen e djeshme, nga persona të pa identifikuar ende.

Të shqetësuar nga kjo ngjarje, e përsëritur, komuniteti shqiptar në Zvicër ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Sipas Le Canton27.ch, pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari.

Atë e mundësoi Zvicra në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjëegjëza: 28/04/2024 00:35

    Po serbë ose osmanë turq fondamentaliste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?