Dëmtohet çatia e memorialit të ‘Skënderbeut’ në Lezhë! U restaurua vetëm 5 vite më parë nga Ministria e Kulturës

10 Shkurt 2023, 15:38| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:43

  • Share

Pesë vite pas restaurimit çatia e memorialit të Skënderbeut në qendër të Lezhës është dëmtuar.  e ujit hyn brenda memorialit në ditë me shi. Për këtë arsye u anulua dhe aktiviteti për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit me 17 janar të këtij viti.

“Garancia ishte që 15 nuk do të ketë probleme çatia. Mirëpo, ka ndodhur akoma pa u bërë 5 vite, sa vjen e duke u agravuar, por kemi vënë re këtë vit, sidomos në muajin janar kur kishte reshje shiu, u vu re se në disa pika kishte rrjedhje uji e theksuar. Kur bie shi e bën të pamundur zhvillimin e aktiviteteve dhe kjo nuk është normale”, tha Zefi.

Drejtoresha Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Besara Potgorica u shpreh është ngritur një grup pune për të vlerësuar teknisht gjendjen e memorialit me qëllim ndërhyrjen sa më të shpejtë.

“Kemi parë gjendjen nga afër. Është ngritur dhe grupi i punës me specialistë të trashëgimisë që hartuan projektin në 2017. Do kryhet verifikimi dhe do vendoset së shpejti për ndërhyrje”, tha ajo.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në vend. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut dhe afresku i Shën Nikollit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?