Fusha e stadiumit Air Albania

Dëmtohet fusha e 'Air Albania', koncertet bëjnë me 'dhimbje koke' Tiranën e Partizanin! Ndeshjet e Evropës jashtë Tirane

5 Korrik, 14:18| Përditesimi: 5 Korrik, 14:33

  • Share

Gjendja e fushës Air Albania është dëmtuar dhe rrezikon ndeshjet e Evropës të dy skuadrave të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, në Conference League. Për shkak se ka qëndruar rreth 1 muaj e mbuluar dhe në tapetin e saj janë zhvilluar dy koncerte, gjendja e fushës aktualisht nuk është e përshtatshme për lojën e futbollit.

UEFA është ankuar dhe momentalisht gjasat më të mëdha janë që Partizani me 11 korrik të luajë në Elbasan Arena dhe Tirana me 15 korrik në Durrës ose Laç. Gjithsesi si Tirana ashtu edhe Partizani shpresojnë te ndonjë rikuperim dhe që UEFA të mbyllë një sy.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?