Vandalizohen dy kolona në Apoloni, Ceka-Margaritit: Është i vetmi i këtij lloji në botën antike, akoma do i mbroni shkatërrimtarët?!

12 Qershor 2020, 17:08| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 09:37

  • Share

Forumi për Mbrojtën e Trashëgimisë ka denoncuar një tjetër rast të shkatërrimit të monumenteve të kulturës në vendin tonë. Kësaj here dy kolona në Parkun Apolloni – Bylis janë dëmtuar. Për këtë arkeologu Neritan Ceka i drejtohet ministres së Kulturës, Elva Margariti, me pyetjen se: Përse i mbron shkatërrimtarët e pasurive të rralla në vendin tonë.

Forumi i Trashëgimisë për skandalin e fshehur në Apolloni

Kjo kolonë e Nymfeut të Apollonisë, njëmonument unik i shek. III p.e.s, është vandalizuar dy muaj më parë dhe është rrëzuar në këtë gjendje, vetëm 200 metra larg zyrave të drejtorisë së parkut. Që prej këtij momenti drejtuesit e Parkut të Apollonisë dhe Bylisit, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për ta vendosur në mbrojtje të mëtejshme kolonën, por mësohet se nuk kanë njoftuar as policinë dhe mbajtur një procesverbal për dëmtimin. Për më tepër ata nuk kanë vënë në dijeni as Institutin e Arkeologjisë për këtë dëmtim. Të gjithë këto veprime të bëjnë të dyshosh se çështja është tentuar të mbahet e fshehtë për institucionet dhe publikun. Ministria e Kulturës dhe znj. Elva Margariti duhet të përgjigjet publikisht nëse ka dijeni edhe ajo për këtë krim dhe çfare masash do të marrë?

Prof. Neritan Ceka: "Zonja ministre e Kulturës, këtë monument të shkatërruar barbarisht 200 metra nga zyra e drejtoreshës së Parkut Apolloni - Bylis, e ka zbuluar miku i gjyshit tuaj, Hasan Ceka, të cilin e kam asistuar unë deri në zbulimin e plotë, dhe e ka restauruar Koço Zheku i Institutit të Monumenteve. Është i vetmi monument i këtij lloji në botën antike. Më thoni tani se me çfarë gjuhe duhet të flas me ronxho bonxhot që menaxhojnë këtë pasuri, që arkeologët shqiptarë e krijuan me aq mund për 50 vjet. Mund të më thoni perse nuk u rrethua monumenti me ato 800.000 eurot që shpenzuat ne Apolloni? Akoma do vazhdoni t'i mbroni këta shkatërrimtarë? Me shumë keqardhje dhe revoltë".

Ndërsa ka reaguar edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis.

“Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis është vënë këto ditë, në qendër të një vale sulmi, të pambështetur në fakte, në lidhje me dëmtimin e një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.Përgjegjës përpara opinionit publik dhe taksapaguesit shqiptar, sqarojmë: Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Po atë ditë, pas mbajtjes së procesverbalit nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, është lajmëruar Ministria e Kulturës dhe është bërë denoncimi në Polici. Ekspertët e kësaj të fundit kanë ardhur në sit po atë ditë dhe kanë konstatuar dëmet në terren. Tashmë çështja po trajtohet nga organet kompetente.  Ndërkaq, mbështetur në konsultimet me restauratorë dhe arkeologë të ekipeve, që kryejnë gërmime arkeologjike në Apoloni, është hartuar nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut, një projekt restaurimi, i cili është paraqitur për aprovim pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve. Pasi ka marrë aprovimin e këtij Këshilli, projekti ka kaluar për miratim dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës. Është tërësisht i pavërtetë dhe i paqëndrueshëm pretendimi se Instituti i Arkeologjisë nuk ka pasur dijeni për këtë ngjarje, duke qenë se Instituti Arkeologjik ka stafin e vet brenda Parkut të Apolonisë dhe përfaqësues të tij janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore”, shkruan Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 19/06/2020 10:55

    greket e kane bere e sigurit, as mos u lodhini te kometoni kot jo ky jo ai. Eshte dore e grekeve kjo

    Përgjigju
  • Joti: 13/06/2020 08:38

    Nuk jane as myslyman as te krishter ata qe e kane demtuar jane thjesht disa qarqe greke qe nuk u ka pelqyer kurre ajo se cfar perfaqson apolinia per ne . Eshte shum e thjesht per tu kuptuar Greket nuk kane reshtur kurre duke sulmuar ne te giitha menyrat dhe harmonia fetare eshte nje prioritet i tyre per ta shkaterriar

    Përgjigju
    • Thimio: 19/06/2020 10:53

      Sigurisht qe geket e kane demtuar, nuk do mend kjo pune. Eshte ne vijim dhe te shkrimeve anti-Shqipetare tek kalaja e HImares... keto jane sjellje tipike te grekeve

  • Jo Taleban: 13/06/2020 07:57

    Nese e kane bere per islamin turp the kene. Keto jane pre-islamike dhe pjese e hitorise boterore.

    Përgjigju
  • Apollon: 13/06/2020 00:42

    Per fat te keq ky eshte ligji i kafshes qe di vetem te shkateroj. Me siguri do jën nga ajo pjellja osmane.

    Përgjigju
  • Iris: 13/06/2020 00:34

    A ka kamera ,ndricim te mjaftueshem dhe apparat alarmi ne park? Po rojet kane firmosur kontrare pergjegjesie per cka ndodh ne park,a jane me shkolle apo keni marre barinj vendas? Ve bast qe kolonat I ka rrezuar <<RAKIA E FRUSTIMI>>.

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 13/06/2020 00:23

    Na mbyti kafsheria injoranca provokimet. Skemi ca te themi më per grupin kafsheria kanë shteruar fjalet.

    Përgjigju
  • redi: 12/06/2020 22:55

    Kapja e autoreve te ketij krimi kulturor eshte detyre imperative e organeve te policise . Ka aresye te forta antikombetare ai qe e ka bere.Misn8tria e kultures duhet te paise me kamera objekte te tilla qe jane pasuri kombetare

    Përgjigju
  • Mi ko: 12/06/2020 17:23

    Denimet ne raste demtimesh te momnumenteve,duhen te ashpersohen!..te rethohen e te ruhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?