TEPELENË- Një 32- vjeçar i dëmtuar në punë është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Personi me iniciale A. K. është paraqitur rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore. Ai është dëmtuar gjatë punës në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Nuk dihen akoma detaje për të riun dhe shkaqet e dëmtimit. Dëmtimet në punë janë ndër më të shpeshtat në vendin tonë për shkak të kushteve të papërshtatshme.