Të enjten Real Madrid barazoi 2-2 kundër Villareal, por ky nuk ishte lajmi i vetëm i hidhur për “galaktikët” në këtë sfidë. Kjo pasi ‘ylli’ i skuadrës Garreth Bale pësoi një tjetër dëmtim, i cili është i 22 që prej kohës kur ka mbërritur te kampionët e Europës.
Mbas ndeshjesh trajneri Solari u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për Bale pasi dëmtimi nuk ishte serioz, por sot gazeta “AS” shkruan se 29-vjeçari mund të mungojë nga 2 deri në 4 javë. Pas ekzaminimeve rezultoi se uellsiani ka probleme me gjurin e këmbës së majtë.
Duke parë dëmtimet e shumta që pëson futbollisti, mediat në Spanjë i kanë vendosur një pseudonim tallës. Sot në faqen e parë ishte Bale me titullin “Mr Glass”, ose “Zoti qelqi”.
Garreth Bale, futbollist i Real Madrid
Sport
Dëmtohet për herë të 22 te Real Madridi, mediat spanjolle tallen me Garreth Bale
Garreth Bale ka pësuar një tjetër dëmtim në ndeshjen e fundit të Real Madrid duke e çuar në 22 numrin e lëndimeve që prej kohës kur zbarkoj te “galaktikët”. Kjo shifër e frikshme ka bërë që mediat në Spanjë t’i vendosin një pseudonim tallës ‘yllit’ uesllsian.